Kryetari PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në 42-vjetorin e vrasjes së tyre.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka shprehur lavdi e mirënjohje e përjetshme për kolosët dhe veprimtarët e paepur të çështjes kombëtare që frymëzuan brezin e lirisë.
“Tre ranë, me mijëra u ngritën – pjesa tjetër është histori! Lavdi e mirënjohje e përjetshme për kolosët dhe veprimtarët e paepur të çështjes kombëtare që frymëzuan brezin e lirisë, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, të cilët, 42 vite më parë, u ekzekutuan nga dora e shërbimit sekret jugosllav në Untergrupenbach të Gjermanisë”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...