Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike në Shqipëri të punojnë së bashku për axhendën e integrimit të vendit në BE.
Përmes një postimi në Twitter, Gonzato shprehet se zbatimi i reformave të nevojshme për anëtarësim në BE kërkon një parlament që funksionon efektivisht dhe një bashkëpunim të mirëfilltë ndërmjet të gjitha institucioneve.
“Falë procesit të shqyrtimit, Shqipëria ka tashmë një pamje të qartë të reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Siç i thashë ministres Elisa Spiropali gjatë takimit tonë të parë [të premten e kaluar], zbatimi i këtyre reformave do të kërkojë një parlament që funksionon efektivisht… dhe një bashkëpunim të mirëfilltë ndërmjet të gjitha institucioneve.
Të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku për axhendën e integrimit të vendit në BE, duke reflektuar vullnetin e fortë të qytetarëve shqiptarë për t’u anëtarësuar në BE”, shprehet ambasadori i BE./euronews/
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League