Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca do të bëjë homazhe te Kompleksi Memorial në Reçak me rastin e 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut.
Sipas njoftimit të kryeministrisë, homazhet do të bëhen në ora 08:30, shkruan Arbresh.info.
“Nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit, organizohet ceremonia përkujtimore në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku do të marrin pjesë tre krerët e shtetit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera, kryeministria bën të ditur se kryeministri Kurti do të vizitojë edhe Shtëpinë e Kulturës në Shtimë në orën 09:30./Arbresh.info/
“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, ...
Formacionet zyrtare, Shqipëri – Izrael: Maran befason ...
Trump: Po mos të isha unë, Izraeli nuk do të ekzistonte
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabiliteti...
Forcohet bashkëpunimi Kosovë–Francë në luftën kundër krimit ...
Rreth 90 shtetas të Serbisë dëbohen nga aeroporti i Tivatit ...