Moti relativisht i kthjellët dhe i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e Shqipërisë deri pas mesdite kur pritet kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Veri-Verilindore dhe ekstremin Juglindor por nuk priten reshje.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër ku i ftohti do të ndjehet edhe më shumë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -5°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./abcnews.al
LVV hap fushatën zgjedhore në Ferizaj, Kurti premton 1 milia...
Reagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Bri...
Hapet procesi i gradimit për 157 pozita Toger në Policinë e ...
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...
Rizvanolli: Inkasantimi i ujit në veri stabilizoi KRU “Mitro...