Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se SHBA nuk e mbështesin pavarësinë e Tajvanit pas zgjedhjes së Lai Ching-te në zgjedhjet presidenciale të Tajvanit.
Lai Ching-te vjen nga një parti që favorizon pavarësinë nga Kina.
“Ne nuk e mbështesim pavarësinë”, u tha presidenti amerikan gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Shtetet e Bashkuara nuk e njohin Tajvanin si shtet dhe e konsiderojnë Republikën Popullore të Kinës si qeverinë e vetme legjitime. Megjithatë, SHBA i ofron Tajvanit ndihmë të konsiderueshme ushtarake./abcnews.al
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...
KQZ: Përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme po zhvillohen s...
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve n...
Ylli i madh dëshiron të qëndrojë te Real Madridi pavarësisht...
Nuk zgjidhet i dërguari ndërkombëtar në Bosnje, dështojnë bi...
Lirohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, para stacionit poli...