“Ligji mbi të gjithë”, ministrit austriak i konfiskohet patentë shoferi pasi tejkalojë shpejtësinë e lejuar

14:45 | 10 Janar 2024
KRG

Ministri austriak të Financave, Magnus Brunner, është dënuar me konfiskimi të patentë shoferit për një muaj, për shkak se kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Brunner voziti veturën e tij zyrtare 80 kilometra në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 50 kilometra.

Siç raporton “Reuters”, atij i është konfiskuar patentë shoferi për një muaj, përktheu Arbresh.info.

Pas këtij rasti, Ministria austriake e Financave i është përgjigjur pyetje të mediave të cilët kanë kërkuar konfirmimin e një gjëje të tillë.

“Rrugës për në një takim privat, ministri nuk e vuri re kufirin e përkohshëm të shpejtësisë. Ai është penduar dhe kërkon falje”, thuhet nga Ministria austriake e Financave.

Megjithëse ministrat austriakë kanë shoferë zyrtarë, atyre u lejohet të drejtojnë një veturë zyrtare nëse e përdorin atë për qëllime private. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme