Një futbollist 32-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital, pasi u qëllua në krah gjatë një ndeshjeje në Irlandë.
Kjo ngjarje e çuditshme ndodhi gjatë pjesës së dytë të ndeshjes ndërmjet Junior B të Rearcross FC kundër Ballymackey FC.
Mediat britanike raportojnë se lojtarët dhe spektatorët dëgjuan futbollistin e Rearcross FC duke bërtitur nga dhimbjet, para se të binte në tokë. Në momentin që u trajtua nga shërbimet e urgjencës në bar, ata kuptuan se futbollisti ishte qëlluar.
Lojtari u dërgua në Spitalin Universitar Limerick dhe u lirua menjëherë, pasi lëndimet e tij nuk ishin serioze.
Policia ka rrethuar zonën përreth stadiumit, por ky incident me armë nuk po trajtohet si incident i bandës dhe nuk ka lidhje me ndonjë krim. Shtypi vendas raporton se mund të ketë qenë një goditje e humbur nga toka bujqësore aty pranë./a2cnn
Kurti: Restaurohet “Shtëpia e Përshpirtshme” në Shtime, inve...
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën