Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se Myftiu Naim Tërnava ka hyrë në brendësi të Qabesë.
Në njoftim thuhet se krerët e disa institucioneve të përzgjedhura me ftesë të ministrit të Haxhit, Tevfik Rebiah, po marrin pjesë në konferencën dhe panairin për shërbimet e Haxhit dhe Umres.
Sipas BIK, Tërnava ishte në mesin e personaliteteve të përzgjedhura për të hyrë brenda Qabesë.
Postimi i plotë:
Myftiu Tërnava mbrëmë pas mesnatës hyri në brendësi të Qabesë
Krerët e disa delegacioneve të përzgjedhura pjesëmarrës me ftesë të ministrit të Haxhit, z. Tevfik Rebiah, në Konferencën dhe panairin për shërbimet e Haxhit dhe Umres, i cili po mbahet në Xhide të Arabisë Saudite, mbrëmë pas mesnatës vizituan Mekën e shenjtë ku iu ofrua mundësia ta vizitojnë edhe Xhaminë e Shenjtë, Qabenë.
Në mesin e këtyre delegacioneve të përzgjedhura ishte edhe Myfitu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ku në një ambient imanor i mbushur me mallëngjim dhe përulje ndaj Krijuesit Suprem, Allahut xh.sh., u privilegjuan dhe hynë në brendësinë e Qabesë së nderuar. Aty falen dy rekate namaz nafile, si dhe iu lutën Allahut xh.sh. për mëshirë, mbarësi dhe mirësi për gjithë globin./Arbresh.info
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...