Policia e Kosovës në kuadër të angazhimeve gjatë 24 orëve ka shqiptuar 370 gjoba në rajonin e Prishtinës.
Sipas policisë, përveç planit operativ kanë marrë edhe denoncime nga qytetarët, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik. Në kuadër të këtyre angazhimeve gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar 370 gjoba.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Përveç planeve policia ka pranuar denoncime nga qytetarët/mediat për shkeleje të ndryshme nga ngasës të automjeteve në trafik. Pjesë e punës së zyrtarëve të njësitit të trafikut ka qenë edhe identifikimi dhe gjobitja e tyre.”, thuhet tutje.
Ndër të tjera, policia bën të ditur se angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar./Arbresh.info/
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...