Peja ka arritur të siguroj një tjetër fitore në kuadër të Superligës së Kosovës në Basketboll duke mposhtur PC Prizrenin me rezultat 111-93.
Pejanët ishte në epërsi gjatë gjithë kohës në ndeshje derisa epërsia shkoi edhe në 24 pikë, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo kjo epërsi u shkri në çerekun e tretë kur Prizreni u rikthye në ndeshje fuqishëm dhe rezultati pas këtij çereku ishte vetëm pesë pikë epërsi për pejanët.
Në çerekun e fundit më të saktë u treguan kampionat duke arritur të shënjojnë fitoren e 12 këtë edicion në elitë dhe të parën për vitin 2024.
Justin Davis luajti me 30 pikë, 12 kërcime e katër asistime, që ishte më i miri në ndeshjen dhe më meritori për këtë fitore.
Peja është e dyta në tabelë me 12 fitore e katër humbje, kurse Prizreni është në vendin e gjashtë me pesë fitore e 11 humbje.
Ndeshjen e radhës Peja e luan në “Karagaç” ndaj Trepçës që prinë në tabelë, kurse Prizreni udhëton në Gjakovë për t’u ndeshur me Vëllaznimin./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...