Po vazhdojnë operacionet policore “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli në Shqipëri.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë arrestuar 37 persona, janë sekuestruar lënde narkotike, armë zjarri, municion luftarak dhe armë të ftohta, përcjell Arbresh.info
“37 shtetas të arrestuar/të proceduar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Korçë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Dibër, Fier dhe në Morinë të Kukësit. Janë sekuestruar 1.1 kilogramë kokainë në Durrës, sasi lëndë narkotike kanabis dhe kokainë në Sarandë dhe Lezhë, një shumë në euro e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe armë zjarri, municon luftarak dhe armë të ftohta”, ka shkruar Balla në llogarinë e tij në Facebook.
“Janë zbardhur disa vjedhje me dhunë dhe armë të ftohta në Tiranë, janë kapur dy persona në kërkim, në Elbasan dhe në Shkodër etj.
Policia Kufitare në Morinë ka vënë në pranga një shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht për llogari të drejtësisë italiane, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat “Organizata kriminale” dhe “Emigracioni i paligjshëm””, shkroi tutje Balla./Arbresh.info
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...