Një person është arrestuar nga Policia e Shqipërisë në pikën kufitare në Morinë, pasi i njëjti ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Italisë për organizim kriminal dhe emigracion të paligjshëm.
L.A., 27-vjeçar me banim në Istog, u kap nga policia derisa po tentonte të arratisej nga Shqipëria, përcjell Arbresh.info.
“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve italiane, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht: L. A., 27 vjeç, banues në Istog, Kosovë”, thuhet në njoftim.
“Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në dalje të vendit, rezultoi se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Triestes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë”, thuhet tutje në njoftim.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Itali, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit./Arbresh.info
Shqipëri: Qeveria miraton reformë të re për njësimin e grada...
Islanda miraton referendum për nisjen e negociatave me BE në...
Osmani: Sonte rikthyem një besim se Kosova mund të udhëhiqet...
“Më shumë ka pasur armatim nëpër oda se në Kazermë”, Kurti n...
Pas SHBA-së edhe Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për lar...
Ylli i Chelseat kërkon largimin pak ditë pas emërimit të Xab...