Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se Bashkimi Evropian po kërkon që ta njohin Kosovën.
Më saktë, këtë ia kërkojnë fuqitë më të mëdha të Unionit, teksa siç thotë ai për pink.rs, është një presin nga jashtë, transmeton Arbresh.info
“Nuk do të pajtohemi kurrë për Kosovën. Ne mund të gënjejmë veten se jemi dakord për këtë çështje, sigurisht që nuk jemi. Natyrisht, një pjesë mendon “dorëzo Kosovën, do të jetojmë më mirë”, vetëm se nuk do ta thonë këtë, e të tjerët thonë mbroje Kosovën. Është një pengesë brenda vendit, për të mos folur për presionet nga jashtë, ndërkohë që njerëzit mendojnë se është një “këngë”, thua një fjalë rrugës dhe nuk të pyesin nëse i ke shmangur sanksionet. Cila është pyetja për të cilën mund të biem dakord? Është çështje anëtarësimi në BE? Pastaj dikush do të na bëjë pyetjen “Evropa kërkon që ne ta njohim Kosovën e pavarur”, po, e kërkon, e kërkon në thelb fuqia më e fuqishme e Unionit. Për çfarë mund të biem dakord?”, tha Vuçiq.
Abdixhiku në hapje të fushatës: Ne jemi pasardhësit politik ...
Irani thotë se shënjestroi një bazë amerikane pas sulmeve të...
Haradinaj për Fehmi e Xhevë Lladrvocin: Shembull i luftëtarë...
“Do të presim “momentin e favorshëm” për veprim”...
Si ta gjeni lehtësisht numrin unik identifikues të biznesit ...
Industria “Made in Albania” sfidon tregun evropian, Rama: Pa...