Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, bashkë me ekipin e tij nga Ministra e Mbrojtjes, kanë vizituar komunën e Suharekës dhe atë të Prizrenit.
Sipas njoftimit, qëllimi i vizitës ishte thellimi i bashkëpunimit dhe mbështetja ushtarake për autoritetet civile, si mision i dytë i Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e menaxhimit të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, shrkuan Arbresh.info.
“Me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, u diskutua ofrimi i mbështetjes së Ministrisë së Mbrojtjes në fushën e planifikimit, sipas ciklit të menaxhimit emergjent: Parandalim (vlerësimi i rreziqeve, planet parandaluese, skenarët, ushtrimet dhe strehimoret); Gatishmëria – Plani Operativ Emergjent Lokal, Planet e Reagimit Emergjent, për objektet e rëndësisë veçantë (shkolla dhe çerdhe), procedurat, protokollet dhe ngritja e Qendrave Operative Emergjente Lokale; Reagim dhe Rimëkëmbje – Ngritja, trajnimi dhe certifikimi i njësive reaguese të Kërkim Shpëtimit Urban, Kërkim Shpëtimit Malor dhe Kërkim Shpëtimit Ujor, qoftë nga Njësitë Reaguese profesionale, qoftë nga shoqatat joqeveritare.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Po ashtu, gjatë takimeve u diskutuan edhe çështjet e evakuimit, numrit të strehimoreve dhe gjendjes së tyre.
Me këtë rast, zëvendësministri Syla u ofroi kryetarëve të komunave mbështetjen pa rezervë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, edhe me trajnime dhe certifikime në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit Urban në Pomozatin, qendër e FSK-së dhe Gardës Kombëtare, tashmë ndër më të mirat në Evropë dhe në botë.
Kryetarët e komunave dhe zëvendësministri Syla u zotuan për një bashkëpunim të përhershëm në fushën e menaxhimit të krizave, fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera./Arbresh.info/
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...