Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Sipas njoftimit, në këtë takim u diskutua lidhur me marrëdhëniet ekonomike në mes të Republikës së Kosovës dhe Turqisë, si dhe interesin dypalësh për zgjerimin e mëtejmë të tyre në të ardhmen, shkruan Arbresh.info.
“Ministrja Rizvanolli vlerësoi mbështetjen e Turqisë që ka dhënë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe ka prezantuar para ambasadorit Angili prioritetet e Ministrisë së Ekonomisë në fushën e burimeve të ripërtrishme të energjisë, pra energjisë nga era dhe asaj solare.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu u theksua se Turqia ka aprovuar strategjinë e saj të energjisë, e cila është e ngjashme me atë të Kosovës në parashikimin e kapaciteteve të reja nga dielli dhe era, gjë që na jep mundësi për shkëmbim përvojash.
Nga ana e tij, ambasadori Angili e ka uruar Ministren Rizvanolli dhe popullin e Kosovës për liberalizimin e vizave, që ka hyrë në fuqi më 1 janar dhe e përgëzoi për angazhimin në sektorin e energjisë./Arbresh.info/
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...
Vetëvendosje e vetme deri tani në seancën për zgjedhjen e pr...
Abdixhiku: Presim shpërndarjen e Kuvendit qysh në mesnatë
Fillon seanca për presidentin
VV nominon Fatmire Mulhaxha Kollçakun për presidente të Koso...
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...