Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të kaluara ka konfiskuar 76 patentë shoferë.
Sipas njoftimit, janë realizuar 547 pika kontrolli të automjeteve, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës sipas planifikimeve ka realizuar patrullime parandaluese, por edhe Pika të Kontrollit për Automjete në trafikun rrugor në funksion të shtimit të masave për rritjen e sigurisë në trafik. Gjatë 24 orëve të kaluara nga zyrtarë policorë janë kryer aktivitete në teren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat në trafik.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje policia e Kosovës ka bërë apel për vigjilencë te shoferët dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
“Apelojmë tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...