Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila ka uruar qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri 2024.
Kusari-Lila në llogarinë e saj në Facebook, ka publikuar një fotografi me familjen e saj teksa ka uruar që viti i ardhshëm të jetë i mundësive dhe të sjell paqe në botë.
“Në orët e fundit të vitit 2023, nga zemra ju urojmë një fillim të mbarë të vitit të ri dhe një vit të përmbushur me plot dashuri, gëzime e suksese për ju dhe familjet tuaja! Le të jetë ky viti i mundësive të reja për të gjithë ne dhe viti që do të sjellë paqe në botë!”, kështu ka shkruar Kusari – Lila.
Tutje ajo ka falënderuar të gjithë ata që janë në krye të detyrës sonte dhe janë duke u kujdesur që ndërrimi i motmoteve të ketë rrjedhën e mbarë.\Arbresh.info
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-...