Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar që Viti i Ri 2024 të sjell shëndet, lumturi dhe suksese.
Në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka publikuar një fotografi me familje, teksa ka falënderuar bashkëpunëtoret dhe miqtë për momentet e bukura që kanë kaluar gjatë vitit që po lëmë pas, përcjell Arbresh.info
“Uroj ky vit që po hyn të ju sjellë shendet, lumturi dhe suksese në realizim të të gjitha aspiratave dhe ëndrrave tuaja. Të jetë një vit i dashurisë, respektit për prindërit, fëmijët, familjarët e miqtë e seicilit për seicilin. Për familjarët, bashkëpunëtorët dhe miqtë e mi kam një falënderim nga zemra për momentet e bukura që kemi kaluar së bashku në vitin që po e lem pas”, ka thënë Pacolli.
“Të kultivojmë shëndetin, dashurinë dhe të krijojmë harmoni në rrugën tonë të përbashkët. Le të përshëndesim e të festojmë së bashku fillimin e vitit te ri! Gëzuar”, tha Pacolli./Arbresh.info
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...
E rëndë në Shqipëri – Vritet një polic gjatë operacionit në ...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por për...