Ylli ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të këtij viti ndaj Bashkimit me rezultat 76-64.
Pas asaj humbje në vikend nga Trepça, suharekasit rikthehen për të fituar ndaj prizrenasëve që nuk po kalojnë formë të mirë në elitën e basketbollit kosovar, shkruan Arbresh.info.
Më të dalluarit në këtë fitore të Yllit kanë qenë dyshja vendore Jan Palokaj dhe Valon Bunjaku me nga 12 pikë secili.
Vlen të theksohet se secili lojtar i Yllit që është inkuadruar në lojë ka shënuar pikë.
Teksa për Bashkimin Umipig dhe Copes luajtën me nga 15 pikë.
Kurse Lejson Zeqiri i cili debutoi me fanellën e portokallinjve realizoi 10 pikë.
Ylli pas 15 ndeshjeve ka arritur nëntë fitore dhe gjashtë humbje kurse Bashkimi ka katër fitore dhe 11 humbje deri më tani dhe ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë./Arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...