Një 46-vjeçar ka vdekur dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një makinë goditi një turmë njerëzish në Sheffield në Britani.
Lidhur me ngjarjen, një 23-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për vrasje dhe një 55-vjeçar i dyshuar për tentativë vrasje, shkruajnë mediat e huaja.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00 të një dite më parë, ndërsa raportohet se 46-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje dhe një i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ndërkohë të dy të akuzuarit ndodhen në paraburgim.
Andrew Knowles, oficer i lartë hetues, tha se kishte nxjerrë forca të shumta policie në terren dhe se oficerët po kryejnë hetime shtëpi më shtëpi./A2CNN
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira