Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, ka komentuar mos-dekretimin e Blerim Isufaj për kryeprokuror të shtetit, duke thënë se KPK e ka bërë punën e tij.
Sipas tij, në këtë rast ka dështuar Zyra e Presidentes.
“Nuk mendoj se këshilli ka dështuar, por ka dështuar Zyra e Presidentes. Ne kemi edhe një opinion të Komisionit të Venecias. Këshillat kanë rol përmbajtjesor, e roli i presidentit është formal, pra dekretimi. Shtyrja që ka bërë presidentja, është dështim i zyrës së saj, e ka mbajt më shumë se 1 vit e gjysmë pezull dekretimin”, ka thënë Maloku.
Maloku theksoi se Këshilli është përballe me sfida, por ka shënuar edhe rezultate për gjatë 12 muajve punë.
“Gjatë këtij viti Këshilli Prokurorial ka marrë 190 vendime, që kanë shërbyer për realizimin e mandatit kushtetues të këshillit dhe sistemit prokuroria”, ka thënë ai në konferencën përmbyllëse për viti 2023./rtk
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...