Manchester City u rikthye te fitorja në Premier League teksa mposhti në transfertë Evertonin me rezultatin 1-3. Nuk ishte një 90-minutësh i lehtë për “The Citizens” që e mbyllën pjesën e parë në disavantazh dhe vetëm në 45-minutat e dyta gjetën forcat për t’iu kundërvënë Evertonit. Pas sfidës, trajneri Pep Guardiola komplimentoi lojtarët e tij ndërsa zbuloi se ata janë ende të “uritur” dhe kanë si objektiv që të ruajnë statusin si kampionë të Anglisë.
“Vinim nga Arabia Saudite ku u shpallëm Kampionë të Botës për Klube dhe kjo ndaj Evertonit ishte një ndeshje me shumë rëndësi për kampionatin. Por, edhe njëherë tjetër u vërtetua se ky grup lojtarësh është me të vërtetë shumë special. Kanë një mentalitet të jashtëzakonshëm dhe kërkojnë të fitojnë gjithnjë. E di që nuk jemi në krye të Premier League, por ka kohë dhe më besoni se do të ketë surpriza.
Kur ishim në avion dhe po ktheheshim nga Arabia Saudite, përgjova bisedën mes lojtarëve. Ata po diskutonin për Evertonin dhe aty mendova; Ua kjo është skuadra ime! Më dhanë ndjesinë se do të tentojnë deri në fund për të fituar Premier Leaguen. Në këtë sezon kemi zhvilluar shumë ndeshje dhe njerëzit mendojnë se nuk jemi më si më parë, por ju kujtoj se kemi humbur vetëm një herë në 12 apo 13 ndeshjet e fundit. Askush nuk flet se sa e mirë është në të vërtetë kjo skuadër.
Gjendja e Haaland? Ai po stërvitet, por po stërvitet në mënyrë individuale dhe jo me skuadrën. Po përmirësohet. De Bruyne? Është në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, është shumë pranë rikthimit. Por, së fundmi ndjeu pak lodhje. Duhet të jemi të kujdesshëm me De Bruyne dhe të gjejmë kohën e duhur për ta aktivizuar pasi rrezikon të dëmtohet sërish. Do të më pëlqente ta kisha në dispozicion për ndeshjen e radhës në FA Cup (shtatë janar përballë Huddersfield)”, u shpreh Guardiola.
Aktualisht, Manchester City renditet në vendin e katërt në kampionat me 37 pikë, pesë më pak se kryesuesit e Liverpool, por me një ndeshje më pak se “The Reds”.
Raportohet se i vdekuri në Veternik ishte kandidat për deput...
Largim i mbeturinave inerte sonte në disa lagje të Prishtinë...
OSBE në Shqipëri: Inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të sh...
Kurti takoi Apostullin Dr. Eric Kwabena Nyamekye nga Republi...
Macron: Mosmarrëveshja për Grenlandën, thirrje strategjike p...
Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prisht...