Prishtina ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen e 15-të të Superligës së Kosovës në Basketboll, me rezultat 74-71, ndaj Proton Cable Prizrenit.
Me këtë fitore blindon pozitën e tretë, shkruan Arbresh.info.
Lojtari më i dalluar tek Sigal Prishtina ishte Malcolm Armstead me 19 pikë ku shtoi edhe shtatë asistime dhe katër kërcime.
Teksa lojë të mirë bëri edhe Fisnik Rugova me 16 pikë.
Ndërsa për prizrenasit lojtari më i mirë në ndeshje ishte Issaiah Kelly me 30 pikë e 15 kërcime.
Me pikë dyshifrore luajti edhe Arti Hajdari i cili shënoi 13 pikë.
Prishtina siguron fitoren e 10 këtë edicion krahas pesë humbjeve, ndërsa Prizreni mposhtet për të dhjetën herë këtë sezon teksa ka edhe pesë fitore.
Kjo ishte ndeshja e fundit për këtë vit për të dy skuadrat, kurse vitin 2024 Prishtina do të nisë në “Minatori”, ndaj Trepçës, kurse Prizreni do të jetë nikoqire e Pejës në ndeshjen hapëse të vitit të ardhshëm./Arbresh.info/
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...