Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor pas një mosmarrvëveshje në komunikacion.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Zhur të Prizrenit rreth orës 22:40, shkruan Arbresh.info.
“Zhur-Prizren, 24.12.2023-22:40. I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje në komunikacion e ka sulmuar fizikisht zyrtarin e PK-së i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.”, thuhet në raportin e policsë.
Më tej policia bën të ditur se i dyshuari është sjell në stacion të policisë dhe pas matjes me alkool test ka rezultuar të jetë nën ndikim të alkoolit.
Ndërkaq viktima pasi i është ofruar ndihmë mjekësore është liruar.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Parashikimi i motit për të premten
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së