Në kodrën e Cërnushës të Mitrovicës më 30 dhjetor, kur edhe shënohet Dita e Veteranëve, do të bëhet përurimi i tri shkronjave emblemë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për këtë projekt, Komuna e Mitrovicës ka vendosur të shpenzojë 119 mijë euro. Zyrtarët lokalë shpresojnë se me këtë veprim do ta nderojnë UÇK-në dhe kjo pikë do të shndërrohet në atraksion turistik.
Tri shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë vendosur në një nga pikat më të larta të Mitrovicës, mbi kodrën e Cërnushës. Kjo kodër pritet të shndërrohet në një prej pikave më atraktive në këtë qytet.
Vendosja e tij në këtë lokacion nuk ishte e rastësishme. “Kodra në të cilën janë vendos tri shkronjat është kodra e Cërnushës e cila është prej pikave më të larta këtu buzë qytetit të Mitrovicës dhe është një prej zonave që duket nga pjesa më e madhe e qytetit dhe është një lokacion, një vend të cilin e meritojnë ato shkronja pasi edhe reprezentohen mirë, edhe duken nga të gjitha anët”, tha për RTK Arian Tahiri nënkryetar i Mitrovicës.
Projekti i kushtoi Komunës së Mitrovicës 119 mijë euro, ndërsa për t’u jetësuar u desh mjaft kohë.
“Realizimi i projektit ka marrë rreth 1 muaj e gjysmë kohë për shkak që fillimisht është dashur infrastruktura tokësore të rregullohet, baza, aspekti i energjisë elektrike, kabllot nëntokësore të lidhen me trafot në kodër lart, pastaj pjesa e shkronjave dhe e ndriqimit. Vlera e projektit është rreth 119 mijë euro”, tha ai.
Pikërisht në Ditën e Veteranëve, më 30 dhjetor, pritet të bëhet përurimi i tri shkronjave më domethënëse në historinë e Kosovës.
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?