Ipeshkvi imzot Dodë Gjergji me rastin e festës së Krishtlindjes në pritjen e organizuar në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë u ka uruar të gjithëve festën e Krishtlindjes.
Në fjalën e tij, Dodë Gjergji u shpreh se Kisha nuk pretendon të jetë gjë tjetër përveqse një bredh i bukur i dekoruar në vityte, sakrifica e kontribute, shkruan Arbresh.info.
“ Juve dua të ju them faleminderit që keni ardhur sonte që të ndani me ne gëzimin dhe që na mbështesni që të jemi bartës të shpresës, dashurisë dhe paqes në këtë vend dhe në këtë popull sepse në këto Krishtlindje e ka marrë më shumë simbolin e bredhit. Ju e shihni këtu një bredh kaq të bukur, mirëpo kisha nuk pretendon të jetë gjë tjetër përveqse një bredh i bukur në vendin tonë që është i dekoruar në vyrtyte, në sakrifica, në kontribute të shumta në histori dhe me gatishmërinë opër të dhënë kontributin sot që vendi ynë, populli jonë që jeton në Kosovë të mundtë ketë paqen, dashurinë, tolerancën, harmoninë, miqësinë, faljen, pajtimin në zemrat e veta.”, u shpreh ai.
Në këtë pritje solemne mori pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ministrat Liburn Aliu, Xhelal Sveçla, Rozeta Hajdari./Arbresh.info/
Presidentja Osmani mori pjesë në pritjen solemne të Krishtlindjes
SHBA-të dhe Irani nisin sulme të reja mes bisedimeve të ngec...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin ...
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...