Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka është i ftuari special në gala mbrëmjen e organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Gjatë ceremonisë ai ka marrë një fjalë rasti ku ka folur rreth suksesit të Ballkanit dhe potencialit të Kombëtares së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Rezultatet kanë qenë të suksesshme në Kosovë, ne jemi nderuar me Ballkanin, urime Ballkanit dhe trajnerit Ilir Daja urime futbollistëve”, tha fillimisht Duka.
Tutje ai theksoi se është i bindur që rezultatet do të vijnë për Kosovën duke parë potencialin e lojtarëve që ka kombëtarja dardane.
“Duke e dashur futbollin, jam i bindur se potenciali është, rezultatet do të vinë edhe për kombëtaren e Kosovës”, theksoi i pari i FSHF-së.
Teksa për fund ai uroj festat e fundit për të gjithë.
“Urime Krishtlindjet, urime Viti i Ri, viti tjetër të jetë sa më i suksesshëm dhe të jemi sa më pranë futbollit, për ta çuar futbollin e Kosovës sa më lartë”, përfundoi Armand Duka.
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...