Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas sulmit me armë që ndodhi në universitetin e Pragës pasditen e sotme ku mbetën të vdekur 15 persona.
Përmes një postimi në ‘X’, Rama u shpreh se kjo ngjarje ka tronditur të gjithë ndërsa ka shprehur ngushëllimet e rasti, shkruan Arbresh.info.
Më tej, ai thekson se Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprursë dhe qëndron “pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”.
“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”, shkruan Rama.
Nga të shtënat mbetën të vrarë 15 persona dhe u plagosën 24 të tjerë.
Mes viktimave është edhe autori i sulmit./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Mbi 15 persona të vrarë si pasojë e sulmit në një universitet në Pragë
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq