Për zgjedhje e parakohshme parlamentare në Serbi ka reaguar BE, e cila pret nga autoritetet e Serbisë që t`i shqyrtojnë parregullsitë në zgjedhjet e 17 dhjetorit.
“Duke marrë parasysh gjetjet preliminare të vëzhguesve ndërkombëtarë nga Zyra e OSBE-së, si dhe Zyra për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të cilat u mbajtën me 17 dhjetor, në dritë të këtyre gjetjeve dhe përfundimeve preliminare konkludojmë me shqetësim se procesi zgjedhor kërkon përmirësim të dukshëm dhe reforma të mëtejshme, meqë funksionimi adekuat i institucioneve demokratike të Serbisë është në thelb të procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE”, deklaroi Ana Pisonro, zëdhënëse e BE-së./rtk
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...