Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar dje zyrën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK).
Sipas FKPK, kjo është hera e parë që një kryeministër i Kosovës e viziton Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, përcjell Arbresh.info.
“Kryeministri Kurti në takim u prit nga Kryesuesi i Bordit Drejtues, Emanuel Bajra; nga anëtarët e Bordit Drejtues: Mimoza Mustafa, Trim Shala dhe Shpresim Vranovci si dhe Drejtori Menaxhues, Adrian Zalli”, thuhet në njoftim
“Zalli, e njoftoi kryeministrin e rritjen e kontributeve pensionale për vitin 2023, për të shkuar në 270 milionë euro, nga rreth 240 milionë euro vitin paraprak. Pritshmëritë janë që më 2024 kjo vlerë të arrijë në 300 milionë euro”, thuhet në njoftim,
Kurti e konfirmoi mbështetjen për institucionin, sidomos në avancimin profesional dhe ngritjen e resurseve njerëzore në fushën e financave.
Ai shtoi se fuqizimi i institucionit është i rëndësishëm, marrë parasysh peshën e madhe që fondi ka krahas ekonomisë, por edhe si instrumenti kryesor për sigurimin e një pensioni të dinjitetshëm në të ardhmen.
Kurti në këtë vizitë e takoi edhe stafin e FKPK-së dhe iu shprehu mirënjohje për shërbimin dhe angazhimin në këtë institucion shumë të rëndësishëm për vendin.
Njoftimi i plotë:
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...
Qeveria miraton projektligjin për sigurime shëndetësore në K...
Qeveria miraton Projektligjin për lehtësimin e rikthimit të ...
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së n...
Shkatërrohet një laborator droge në Prizren, dy të dyshuar n...