Shaip Kamberi ka fituar sërish besimin e shqiptarëve të Preshëvës për përfaqësim në Parlamentin e Serbisë në zgjedhjet e së dielës.
Kamberi, me anë të një postimi në “X”, u shpreh se beteja politike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të vazhdojë në parlamentin e Serbisë, shkruan Arbresh.info.
“Faleminderit votuesve shqiptarë, Beteja Politike e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të vazhdojë në parlamentin serb pas zgjedhjeve të djeshme. Ne do të vazhdojmë ta konfrontojmë Qeverinë në Beograd me diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës!”, ka shkruar ai.
Thanks to ?? voters , the Political Battle of Albanians of Presevo Valley, will continue on the ?? parliament after yesterday’s elections!
We will keep confronting the Government in Belgrade with discrimination against ?? in Presevo Valley !
— Shaip Kamberi (@shkamberi) December 18, 2023
Shaip Kamberi me listën “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” ka fituar 11.500 vota, e të cilat janë të mjaftueshme për mandatin e ri në Kuvendin e Serbisë.
Ndërkohë, Alternativa Demokratike Shqiptare e Shqiprim Arifit ka marrë vetëm 1,250 vota./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...