Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë sot shënon përfundimin e implementimit të masave të efçiencës në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Sipas njoftimit, të pranishëm do të jenë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, përfaqësues të BE-së dhe zyrtarë të tjerë nga institucionet vendore, ka njoftuar komuna e Gjakovës, shkruan Arbresh.info.
Në maj të këtij viti, ministrja Rizvanolli kishte njoftuar se efiçienca e energjisë është prioriteti kryesor i Qeverisë.
Deri më tani janë paraparë të bëhen investime me 75 milionësh nga BE, përmes të cilit do të bëhen investime në efiçiencë të shtëpive, si dhe subvencionim të pajisjeve efiçiente për familje dhe biznese të vogla e të mesme.
Një pjesë e tyre ka filluar muaj më parë./Arbresh.info/
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...