Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar në pritjen e organizuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë, në shënim të ditës së Shën Luçisë.
“Është inkurajuese kur diplomacia shtrihet përtej mureve të zyrave tona dhe na bashkon për të festuar traditat e dashura të miqve tanë në Kosovë.” tha kryeministri në fjalën e tij.
Me rastin e kësaj feste, ai theksoi rëndësinë e reflektimit mbi rrëfimet që na kujtojnë fuqinë e qëndrueshme të dhembshurisë dhe forcën e shpirtit njerëzor.
Kryeministri Kurti tha se këto histori, si ajo e Shën Luçias, le të shërbejnë si frymëzim për të gjithë, për të ofruar kujdes dhe solidaritet për të tjerët pranë nesh.
Ai i uroi të pranishmit, popullin suedez dhe të gjithë ata që e festojnë, ditën e Shën Luçisë./Arbresh.info

Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...