Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka njoftuar se ka shtruar disa pyetje parlamentare për përgjigje me shkrim lidhur me marrëveshjen mes KEDS-it dhe Elektroserverit.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti bërë të ditur pyetjet e parashtruara, shkruan Arbresh.info.
“ Kur është nënshkruar marrëveshja mes KEDS-it dhe Elektroserverit? Ju lutem të dërgoni kopjen e kësaj kontrate. A është regjistruar Elektroserver si kompani sipas ligjeve të Kosovës? Ju lutem të dërgoni regjistrimin biznesor të Elektroserverit. A ka marrë Elektroserver licencë nga ZRRE për operim? A mund të cekni numrin e licencës?”, janë pyetjet për të cilat Hoti ka kërkuar përgjigje.
Sipas tij, kjo marrëveshje nuk është bërë publike dhe ka shumë konfuzione lidhur me mënyrën e marrëveshjes.
Hoti shton se sipas raportimit të ZRRE-së në Komisionin për Buxhet, Financa dhe Transfere, Qeveria e Kosovës ka pagur 113 mil euro për energjinë e shpenzuar në komunat në veri në vitin 2021 dhe 2022.
“A qëndron ende deklarata e Kryeminstrit Kurti se: Elektroserveri nuk duhet të pranohet kurrsesi; nëse KEDS-i nuk i mbledh faturat në veri, atëherë shpërndarja edhe furnizimi duhet të kthehet në pronë publike; nëse këtë nuk e bën KEDS-i duhet ta bëjë Qeveria?!”, pyeti Hoti.
Kujtojmë që të shtunën (9 dhejtor), KEDS ka njoftuar se sot është nënshkruar kontrata me Elektrosever, e cila ka për qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
KEDS e quan moment historik nënshkrimin e kontratës me Elektroseverin
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...