Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ish-deputeti i Kosovës, Haxhi Shala, është arrestuar lidhur me krime kundër administrimit të drejtësisë.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) njoftoi se Shalën e ka dërguar në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ku ai do të dalë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës “pa vonesa të panevojshme”.
Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se paraqitja e parë e Shalës do të jetë më 13 dhjetor 2023.
Ndryshe, sipas Aktakuzës së Konfirmuar, midis së paku 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, Shala, në bashkëkryerje me individë të tjerë, ndër të cilët Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari, u bashkërenduan si grup para dhe pas kontakteve personale të Januzi dhe Bahtijari me dëshmitarin 1.
Në të thuhet gjithashtu se, me udhëzim të Shalës, Januzit dhe Bahtijarit u takuan secili më vete me dëshmitarin 1 në dy raste të veçanta për ta nxitur atë që të tërhiqte dëshminë, ose të mos jepte dëshmi në proceset zyrtare para Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndër të cilat përmes kërcënimit të rëndë apo premtimit për përfitime.
Sipas Aktakuzës, “kjo sjellje tregon se z. Shala synonte ta frikësonte dëshmitarin 1 dhe të pengonte persona zyrtarë, përfshirë prokurorë dhe hetues të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në kryerjen e detyrave zyrtare.
Në Aktakuzën e Konfirmuar Haxhi Shala akuzohet për: (i) frikësim; dhe (ii) tentativë me anë të kërcënimit të rëndë për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, individualisht dhe me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi./BetimipërDrejtësi
Lexo edhe:
ZPS konfirmon transferimin e Haxhi Shalës në Hagë, dyshohet për pengim të drejtësisë
Suedia fiton medaljen e artë në `curling` miks ndaj SHBA-së
Tërmet në Kosovë
Emery fokusohet te e tashmja, flet edhe për të ardhmen e San...
NATO kërkon përgjegjësi nga Serbia për sulmet ndaj KFOR-it d...
Proda: Policët u përballën me barbari ekstreme, 13 persona t...
“UÇK na bashkon”, Çitaku falënderon partitë poli...