Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë” në Pejë janë vetëdorëzuar.
Sipas policisë, njëri nga të vetëdorëzuar është i mitur, shkruan Arbresh.info.
“Më datë 10 dhjetor 2023 rreth orës 01:25, Policia është informuar se në rrugën “Zekë Berdyna” nё fshatin Vitomericë ka të shtëna me armë zjarri.Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion nga viktimat kanë kuptuar se në drejtim të tyre nga persona të pa njohur është shtënë me armë zjarri.Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë mbledhur dëshmi, bazuar në sekuestrimin e dëshmive të dyshuarit e këtij rasti janë vetë dorëzuar. K. K. i lindur me 2003. GJ. K. i lindur me 2006.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit të dyshuarave nga ana e hetuesve rajonal në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit shtetit të njëjtit janë ndaluar.
Ndryshe, të dielën, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha për Arbresh.info se dy persona janë ndaluar./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...