Stuhi të fuqishme goditën pjesën qendrore të shtetit Tenesi të shtunën duke shkaktuar gjashtë të vdekur e mbi 20 të plagosur ndërsa janë dëmtuar biznese dhe shtëpi banimi në disa qytete.
Tre persona, përfshirë një fëmijë, humbën jetën nga kur një tornado goditi qarkun Montgomeri në veri të qytetit Nashville pranë shtetit Kentaki, njoftuan zyrtarët.
Qendra e emergjencave në Nashville njoftoi në rrjetet sociale se tre persona humbën jetën nga stuhitë e fuqishme në një lagje në pjesën veriore të qytetit. Ndërkohë, 23 persona të tjerë u trajtuan për lëndime në spitalet e qarkut Montgomery. Policia e qarkut njoftoi se një torndado kishte goditur zonën rreth orës 14:00. Një shkollë e mesme u tjetërsua në qendër strehimi për banorët ndërsa zyrtarët njoftojnë për dëmtime të mëdha nga stuhitë.
Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi paralajmërime të shumta për tornado në Tenesi. Energjia elektrike është ndërprerë për mijëra banorë dhe biznese.
Rreth dy vjet më parë Sherbimi Kombëtar i Motit regjistroi 41 tornado në disa shtete, përfshirë 16 në Tenesi dhe 8 në Kentatki. 81 njerëz humbën jetën vetëm në shtetin Kentaki./voa
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...