Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i pranishëm në pritjen e anëtarëve të Komitetit Olimpik Mesdhetar që zhvilluan mbledhjen e parë të Bordit në vendin tonë.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama i konsideroi aktivitet sportive mjaft të rëndësishme për fëmijët, duke theksuar se qeveria do të shtojë përpjekjet dhe financimet për këto aktivitete.
“Ne do të vëmë gjithnjë e më shumë përpjekje dhe para në këto aktivitete. Përfshirja e fëmijëve në sporte është po i rëndësishëm sa ndërtimi i shkollës për ta. Sigurisht që është një lloj tjetër edukimi”, u shpreh Rama.
Po ashtu kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria do të mbështesë kandidaturën e Kosovës për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.
“Ne jemi të angazhuar të mbështesim Kosovën, kandidaturën e saj për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 dhe siç u informova edhe nga presidenti i kësaj Organizate, në Lojërat e para Olimpike që do të ndodhin nëpër vende në Shqipëri, Prishtinë dhe Durrës. Jemi krenarë për vendimin e marrë dhe e di që ky vendim nuk ka qenë shumë i lehtë, por ju merrni vendimi si njerëz të sportit sepse nëse do ishit njerëz të politikës nuk do e merrnit këtë vendim”, theksoi kryeministri./rtsh.al
Pati sezon fantastik me Celticun, Engels tërheq vëmendjen e ...
Rama krahason Zvërnecin me Costa Navarinon: Shqipëria do ta ...
Real Madridi interesohet për Dumfriesin, Interi nis kërkimet...
Një person vetëplagoset me armë në Junik, dërgohet në QKUK
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për ...
MINT gjobit KEDS-in me 110 mijë euro pas verifikimit të njeh...