Ministri i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se sot është bërë procesimi i pagesës së subvencionit për ngrohje, për familjet në asistencë sociale.
“Qeveria për të gjithë”, ka shkruar Murati në ‘Facebook’.
Ndryshe familjet në nevojë do të përfitojnë 120 euro nga shteti, si ndihmë e menjëhershme për subvencionimin e lëndëve djegëse për ngrohje. Kjo është bërë e mundur nga masa 1.2 e lansuar nga Ministria e Financave.
Ministria e Financave ka ndarë 5 milionë euro, e cila mundëson blerjen e lëndëve djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale.
Kjo masë është e mbështetur nga Komisioni Evropian, në kuadër të Pakos Energjetike Emergjente të BE-së në shumë prej 75 milionë eurosh.
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës
Në korrik nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Re...
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...