Drejtori i Instituti të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka bërë të ditur se nëse ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ndaj të cilit INTERPOL-i ka lëshaur fletë-arrest, do të guxojë të udhëtojë jashtë Serbisë, atëherë ai do të arrestohet dhe do të nisin procedurat për ekstradimin e tij në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, fletarresti ndaj Radoiçiqit është i Republikës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Fletarresti ndërkombëtar ndaj Radojçiqit dhe të tjerëve është iniciuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Fletarresti i lëshuar është i Republikës së Kosovës. UNMIK-u vetëm e vendos në sistemin e INTERPOL-it, sikurse vendos dhjetëra fletarreste të tilla brenda vitit sipas kërkesave të autoriteteve gjyqësore të Republikës së Kosovës. Në lëshimin e këtij fletarresti s’ka dorë asnjë shtet tjetër përveç Republikës së Kosovës, sepse s’kanë as drejtë, as autoritet e as mundësi që të bëjnë një të tillë”, ka shkruar ai.
Tutje ai u shpreh se fletëarrestii lëshuar ska lidhje e as nuk mundet te ketë lidhje me ndonjë masë ndaj Serbisë nga BE.
“Tash nëse Radojçiq guxon e udhëton jashtë Serbisë, i njëjti në bazë të fletarrestit të lëshuar nga UNMIK-u në emër të Kosovës, në parim do të arrestohet në atë shtet, dhe do të fillojnë procedurat e ekstradimit në Kosovë”, ka shkruar Miftaraj.Arbresh.info/
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...