Bayer Leverkusen është ndalur me barazim në shtëpi ndaj Borussia Dortmund me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 13-të të Bundesliga.
Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë duke shënuar të parët, me anë të Julian Ryerson në minutën e pestë, shkruan Arbresh.info.
Vendasit arritën të shënojnë fund të pjesës së parë me golin e Florian Wirtz, por që u anulua nga VAR-i dhe pjesa e parë përfundoi 1-1.
Ndërsa Victor Boniface barazoi rezultatin në minutën e 79-të.
Ky barazim për Leverkusen erdhi pas 14 fitoreve radhazi në të gjitha garat, ndërsa 8 fitore radhazi kishte në Bundesliga.
Të drejtuarit e Xabi Alonsos vazhdojnë të prijnë në Bundesligë me 35 pikë, tri më shumë se Bayern Munich që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Arbresh.info/
Lojtari ka dhënë “dritën e gjelbër”, Man Utd ofron 45 milion...
I propozuar nga dy degë, Arben Gashi kandidat për deputet në...
Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona
Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja pret përg...
Familjarët e viktimave nga zjarri në Koçan: Nuk do të lejojm...
Vazhdon të bie çmimi i naftës, sot edhe më lirë se dje