Drita ka arritur të rikthehet tek fitorja në Superligën e Kosovës në Futboll.
Skuadra e udhëhequr mga strategu shkupjan Zekirija Ramadani, ka arritur të mposht Feronikelin me rezultat 3-1, shkruan Arbresh.info.
Për Ramadanin aventura tek Drita nisi me një fitore të pastër ndaj Niklit.
Golat për Dritën i realizoi Blerim Krasniqi në minutën e 32-të, teksa dy minuta më vonë Blend Baftiu dyfishoi epërsinë e skuadrës nga Gjilani.
Razcak ngushtoi epërsinë e Dritës në 2-1 në minutën e 76-të, ndërsa për fitoren e bardhekaltërve u përkujdes Albin Prapashtica i cili realizoi në minutën e tretë të kohës shtesë.
Me këtë fitore Drita është e dyta në tabelë me 28 pikë 10 më pak se Ballkani kryesues./Arbresh.info/
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...