Në kufirin verior të Izraelit, ka rifilluar shkëmbimi i zjarrit mes ushtrisë izraelite dhe organizatës libaneze Hezbollah, një aleate e Hamasit.
Mediat e huaja shkruajnë se Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës me qëllim goditjen e grupit terrorist të Hamasit.
“Aktualisht jemi duke goditur objektivat ushtarake të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës”, tha zëdhënësi ushtarak Jonathan Conricus.
Ushtria izraelite gjithashtu konfirmoi vdekjen e pesë pengjeve që po mbaheshin në Rripin e Gazës, duke bërë të ditur edhe emrat e tyre. Izraeli tha se Hamasi shkeli kushtet e marrëveshjes duke gjuajtur raketa në territorin e tij. Nga ana tjetër Hamasi tha se nga sulmet e djeshme izraelite janë gati 200 të vdekur.
/abcnews.al/
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës
Arrin në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve nga Gjilani, Li...
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...