Stefano Pioli deklaroi pas ndeshjes Milan-Dortmund (1-3) se djemtë e tij luajtën mirë për një orë, por në Champions League duhet të shfrytëzosh në maksimum rastet e krijuara.
Kuqezinjtë renditen në vendin e fundit në grup me vetëm 5 pikë të grumbulluara në po kaq takime. Sfida e fundit do të zhvillohet në “St. James Park” përballë Newcastle.
“Ishte një mbrëmje shumë negative. Zhvilluam një ndeshje të mirë deri kur rezultati shkoi 1-2. Përveç episodeve, ndeshjen e kontrolluam ne deri në minutën e 60’, por duhen shfrytëzuar rastet e krijuara.
Ata janë të pamërshirshëm në kundërsulme, ne ua bëmë më të lehtë. Pas golit të dytë të tyre vuajtëm shumë, e patëm të vështirë të reagonim.
Dëmtimet? Jam i shqetësuar, pasi kemi pësuar shumë dëmtime në repartin e mbrojtjes. Ndikojnë edhe ndeshjet e shumta.
Ndodhemi në një moment delikat. Kualifikimi nuk varet nga ne, por do të ikim në Angli për të zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Newcastle.
Tifozët? Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura, nuk mendoj se tifozët kanë nevojë për fjalët e mia… Kanë të drejtë të jenë të zhgënjyer, duhet të bëjmë më mirë”, u shpreh Pioli pas ndeshjes./ss
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...