Është arrestuar i dyshuari për shkaktimin e aksidentit në “Rrugën C” në Prishtinë ku mbeti e vdekur një 56 vjeçare.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, shkruan Arbresh.info.
““Një femër kosovare – këmbësore ka vdekur pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.”, thuhet në raportin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...