Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sot të marr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s i cili mbahet nga 27 deri me 29 nëntor në Bruksel.
Kështu ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit, teksa thekson se përfshihet edhe takimi i parë i ministrave të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë.
Po ashtu, ndër temat e këtij udhëtimit të Blinkenit, do të jetë edhe Ballkani Perëndimor.
“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Bruksel, Belgjikë nga 27-29 nëntor 2023 për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke përfshirë takimin e parë të ministrave të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë”, thuhet në njoftim.
“Sekretari Blinken do të theksojë angazhimin e palëkundur të NATO-s ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus, do të theksojë mbështetjen tonë për demokracinë dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe do të diskutojë prioritetet për Samitin e Uashingtonit në korrik 2024”, thuhet tutje në njoftimin e DASH-it./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira