Golden Eagle Ylli ka arritur të mposhtë Sigal Prishtinën me rezultat të thellë 100-80, në kuadër të xhiros së 10-të, në Superligën e Kosovës në basketboll.
Kjo ishte fitorja e pestë me radhë për ekipën nga Suhareka, shkruan Arbresh.info.
Më i dalluari për Yllin këtë ndeshje ishte Jalen Nesbitt me 18 pikë 11 kërcime, kurse për kryeqytetasit Tyron Harris ka qenë më i miri duke luajtur me 20 pikë tre kërcime e katër asistime.
Pas kësaj fitore Golden Eagle Ylli ka një seri prej gjashtë fitoreve e katër humbjeve, ndërsa Sigali ka pesë fitore e katër humbje, teksa ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ylli lojën e ardhshme e luan në udhëtim te Peja, kurse Prishtina në mesjavë e pretë Trepçën në shtëpi për të luajtur sfidën e mbetur të javës së kaluar./Arbresh.info/
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinë...
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina...