Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), me rastin e ‘DITËS SË FORCËS’, të hënën, më datë 27 Nëntor, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00 organizojnë “DITËN E HAPUR”.
Manifestimi qendror do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetëror, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë, përcjell Arbresh.info
“Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, në të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 19:00, MM dhe FSK fton qytetarët që të marrin pjesë në koncertin e bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës, që do të mbahet në Sallën e Kuqe- Pallati i Rinisë.
“Të arriturat tona janë rezultat edhe i pasqyrimit objektiv dhe profesional nga ana juaj. Ju faleminderit për bashkëpunim dhe ju mirëpresim të festojmë së bashku Ditën e Forcës-Ditën e Ushtrisë!”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi