Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj raportimeve se hapësira në Pallatin e Rinisë në të cilën u shndërrua në skenën e Festivalit të Këngës, po rikthehet sërish në parking.
Përmes një njoftimi zyrtarë, Komuna e Prishtinës bënë të ditur se në ish-sallën e djegur në Pallatin të Rinisë, do të ketë aktivitete të ndryshme, gara, koncerte, sport etj, shkruan Arbresh.info.
“Jemi duke punuar në pastrimin e thellë të Pallatit të Rinisë, e ku përfshihen edhe renovimet, siç jemi duke e bërë aktualisht në kulimin e Pallatit, te salla e djegur”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Pas suksesit të madh të Festivalit të Këngës i cili u mbajt në Pallatin e Rinisë, ish salla e djegur e ikonës së Prishtinës ju kthye artistëve, sportistëve, të rinjve, atyre që me të vërtetë ju takon.
Në këtë hapësirë do të ketë aktivitete të ndryshme vazhdimisht, për çka jemi duke punuar pa ndalë. Koncerte, gara të ndryshme të këngës, valles e sportit na presin përpara.
Ajo që i ka munguar Pallatit të Rinisë e Sporteve tashmë është kthyer!
Jemi duke punuar në pastrimin e thellë të Pallatit të Rinisë, e ku përfshihen edhe renovimet, siç jemi duke e bërë aktualisht në kulimin e Pallatit, te salla e djegur.
Tashmë kemi arritur një marrëveshje me Ngrohtoren e Qytetit, “Termokos” që të sigurojmë furnizimin me ngrohje në sallë sepse në sezonin aktual të dimrit, na duhen kushte optimale për zhvillimin e aktiviteteve.
Dhe shumë shpejt, do të vazhdojmë me koncertet e radhës.
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK
Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë