Vriten 9 civilë nga bombardimet në Siri, mes tyre 6 fëmijë

14:32 | 25 Nëntor 2023
K.B

Nëntë civilë, përfshirë gjashtë fëmijë u vranë sot nga bombardimet e ushtrisë siriane, bastioni i fundit i madh i rebelëve në vend, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Hayat Tahrir al-Sham (HTS, dikur krahu i Al-Kaedës në Siri) kontrollon pjesë të mëdha të provincës Idlib dhe disa nga provincat fqinje të Alepos, Hama dhe Latakia.

Hayat Tahrir al-Sham konsiderohet një organizatë terroriste nga regjimi sirian, Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale